Rregullo
Gjej profesionist Posto problem Si funksionon Rreth nesh Profesionist / Biznes
Hyr / Regjistrohu

Privatësia dhe kushtet

Rregulla të qarta për përdorimin e Rregullo

Këtu përmblidhen mënyra si trajtohen të dhënat dhe kushtet kryesore të përdorimit të platformës.

Të dhënat që ruhen

Rregullo mund të ruajë emrin, emailin, numrin e telefonit, qytetin, llojin e llogarisë, zanatet, përshkrimin, fotot, postimet, vlerësimet dhe historikun e veprimeve.

Për profesionistë dhe biznese mund të kërkohen dokumente verifikimi. Këto dokumente nuk shfaqen publikisht.

Përdorimi i të dhënave

Të dhënat përdoren vetëm për funksionimin e platformës, verifikim, siguri, njoftime dhe lidhje mes qytetarëve dhe profesionistëve.

Rregullo nuk i shet të dhënat personale.

Çka shfaqet publikisht

Profili i verifikuar mund të shfaqë emrin publik, qytetin, zanatet, përshkrimin, punët e publikuara dhe vlerësimet.

Problemet e qytetarëve shfaqen vetëm për profesionistët e verifikuar, bashkë me të dhënat e nevojshme për kontakt.

Përdorimi i platformës

Qytetarët duhet të vendosin të dhëna të sakta, të komunikojnë me respekt dhe të mos krijojnë profile ose postime të rreme.

Keqpërdorimi, mashtrimi, spam-i ose përmbajtja e papërshtatshme mund të çojë në fshirje ose bllokim të llogarisë.

Përgjegjësia

Rregullo është platformë ndërmjetësuese. Çmimi, pagesa, afati dhe kryerja e punës dakordohen direkt mes qytetarit dhe profesionistit ose biznesit.

Rregullo nuk garanton cilësinë, çmimin, afatin ose sjelljen e palëve jashtë platformës.

Verifikimi dhe kontrolli

Rregullo mund të refuzojë, pezullojë ose largojë profile, postime ose vlerësime që duken të pasakta, të dyshimta ose të dëmshme për platformën.

Ndryshimi i të dhënave

Qytetari mund të kërkojë korrigjim ose fshirje të të dhënave duke kontaktuar Rregullo. Disa të dhëna mund të ruhen për siguri, histori veprimesh ose parandalim të keqpërdorimit.

Kontakt: rregullo.info@gmail.com

Rregullo foton

Rregullo prerjen

Rregullo Platformë që lidh qytetarët me profesionistë dhe biznese të verifikuara.
Rreth nesh Si funksionon Privatësia dhe kushtet Na kontakto FAQ
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2026

Raporto

Dërgo raportim te Rregullo.